Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është shprehur se në SHBA ka një mbështetje dypartiake për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili do të përballet në 16 shtator me vendimin përfundimtar të Gjykatës Speciale në Hagë.
Reagimi i Grenell:
16 shtatori është njoftimi i Gjykatës së Hagës mbi vendimin në çështjen e Jack Smith kundër ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Thaçi ka qenë në burg për 6 vjet! – që kur Jack Smith arrestoi Presidentin në detyrë të Kosovës gjatë rrugës për në Uashington DC për t’u takuar me mua për negociatat përfundimtare me Presidentin Trump për marrëveshjen e Zyrës Ovale për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë. Rastet e Jack Smith në Amerikë kanë dështuar të gjitha. Ky rast në Evropë është i fundit që ai ka. Edhe demokratët nga Amerika dëshmuan në Hagë në emër të Thaçit duke thënë nën betim se pretendimet e Jack Smith ishin krejtësisht të rreme. Pra, ka mbështetje dypartiake amerikane për Thaçin… dhe kundër Jack Smith. Tani varet nga Haga, 16 shtatori. Qëndroni në kontakt…
- Veliaj kërkon të operohet në një spital që e zgjedh vetë, GJKKO e rrëzon: Ndërhyrja të kryhet aty ku e përcaktojnë “Burgjet” - 24/11/2026
- Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit - 24/11/2026
- VIDEO/ Prezantohet Sistemi Unik i Gjobave, Rama: Mbyllet tradita e letrave të shkruara, qytetari njoftohet menjëherë në e-Albania - 24/11/2026