25.5 C
Tirana
11 / 09 / 2026

Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

Kryeministri Edi Rama ka folur për projektet turistike në Sazan dhe Zvërnec gjatë podkastit të tij, duke sqaruar edhe vizitën e bujshme të Ivanka Trump në Vlorë disa muaj më parë me një grup inxhinierësh. Ai u shpreh se vizita u shoqërua me spekulime të shumta në media, duke bërë të pamundur vendosjen e së vërtetës në qendër të vëmendjes publike.

Duke bërë dallimin mes dy projekteve që kanë të njëjtët investitorë, Rama theksoi se Sazani është pronë shtetërore, ndërsa Zvërneci është pronë private. Për ishullin e Sazanit, ai sqaroi se nuk ka ende një kontratë, por vetëm negociata disavjeçare, duke shtuar se investitorët nuk kanë kërkuar ta blejnë dhe se ai do të mbetet pronë e shtetit. Sipas kryeministrit, nga 560 hektarë të territorit të patrazuar dhe pa infrastrukturë, bisedimet po zhvillohen për rreth 8% të sipërfaqes.

Nga ana tjetër, për zonën e Zvërnecit, Rama bëri me dije se bëhet fjalë për një histori disavjeçare ku qeveria ka refuzuar projektin e parë dhe aktualisht është në pritje të një propozimi të ri.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x