Rodrigo Hernández Cascante, i njohur si Rodri, ka mbërritur në Barcelonë për të finalizuar transferimin te klubi katalanas dhe për t’u bërë afrimi i madh i Barcelonës në merkaton e kësaj vere.
Pas afrimeve të Gordon, Adeyemi, Bisiëu dhe Cancelo, mesfushori madrilen është goditja kryesore e merkatos blaugrana, ndërsa klubi vijon të punojë edhe për afrimin e një sulmuesi të ri.
Barcelona dhe Manchester City kanë arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e Rodrit. Sipas marrëveshjes, Barça do të paguajë 60 milionë euro fikse, ndërsa 11 milionë euro të tjera do të jenë në formën e bonuseve, në varësi të titujve të fituar.
Rodri mbërriti në terminalin e fluturimeve private të El Pratit, ku u prit nga një numër i madh gazetarësh. Në fjalët e para pas mbërritjes në Barcelonë, mesfushori u shpreh i lumtur për transferimin.
“Jam i lumtur që mbërrita. Kanë qenë disa ditë intensive, por jam shumë i lumtur që jam këtu. Të luash për Barcelonën është një ëndërr. Të shkojmë për Championsin dhe për gjithçka që na del përpara”, tha Rodri.

Pas mbërritjes, mesfushori u nis drejt hotelit ku do të qëndrojë deri në momentin kur të vendoset në banesën e tij të re.
Të martën në mëngjes, Rodri do t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe fizike, përpara se të firmosë kontratën me Barcelonën.
Nëse të gjitha procedurat burokratike dhe shkëmbimi i dokumenteve mes Barcelonës dhe Manchester Cityt përfundojnë në kohë, klubi katalanas planifikon ta prezantojë zyrtarisht Rodrin të martën rreth orës 13:00.
- “Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë - 20/10/2026
- Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet! - 20/10/2026
- Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit? - 20/10/2026