PSG ka fituar për të dytën herë radhazi Superkupën e Europës, duke mposhtur Aston Villa në Strazburg me rezultatin 2-1 pas një përballjeje me shumë emocione dhe raste për gol.
Sfida e transmetuar drejtpërsëdrejti në Top Channel, nisi mjaft mirë për francezët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 20-të. Khvicha Kvaratskhelia realizoi një gol të bukur pas një depërtimi në zonë, duke mposhtur portierin e Aston Villa me një goditje të saktë.
Aston Villa reagoi para fundit të pjesës së parë dhe riktheu baraspeshën në minutën e 45-të. Pas një krosimi të John McGinn, Brian Madjo goditi saktë dhe dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1-1.
Në pjesën e dytë, PSG gjeti sërish avantazhin. Në minutën e 61-të, Désiré Doué përfitoi nga një situatë e favorshme dhe shënoi për 2-1. Fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje, por pas kontrollit të VAR-it u konfirmua si i rregullt.
Aston Villa tentoi të rikthehej në lojë dhe krijoi disa momente të rrezikshme, por mbrojtja e PSG-së dhe portieri Matvei Safonov rezistuan.
Një nga momentet më të rëndësishme erdhi në minutën e 74-t, kur Warren Zaïre-Emery bëri një ndërhyrje vendimtare, duke bllokuar goditjen e João Gomes dhe duke shpëtuar portën e skuadrës së tij.
Në fund, PSG ruajti avantazhin dhe siguroi fitoren 2-1 ndaj Aston Villa, duke ngritur trofeun e Superkupës pas një finaleje të luftuar deri në minutat e fundit.
REZULTATI:
PSG 2-1 ASTON VILLA
Kvaratskhelia 20′, Doue 61′ / Madjo 45′
KOMENTI LIVE:
90+6′ Mbyllet finalja me fitoren 2-1 të PSG!
90+5′ Buendia godet me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
74′ Zaire-Emery shpëton PSG-në me një ndërhyrje vendimtare. 20-vjeçari bllokon gjuajtjen e João Gomes, duke ndalur topin pas pritjes së dobët të Safonov.
61′ Goool PSG 2-1/ Doue merr një top dhe i vetëm me portierin nuk gabon. Anësori e anulon për pozicion të parregullt, por VAR ndërhyn dhe e akordon të rregullt. (Video)
51′ McGinn futet në zonë dhe godet me të majtën, por tentativa e tij ndalet nga Safonov.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
45′ Goool Aston Villa 1-1/ McGinn kroson në zonë dhe Madjo godet duke e çuar topin në rrjetë. (Video)
44′ Madjo hyn në zonë dhe godet me të majtën, me topin që përplaset në shtyllë.
41′ Madjo godet me kokë pas një krosimi të McGinn, por topi shkon mbi kuadrat.
25′ Mendes futet bukur në zonë dhe pason për shokët e skuadrës, por asnjëri nuk arriti dot të godasë.
20′ Goool PSG 1-0/ Kvaratskhelia hyn në zonë dhe me një gjuajtje me të djathtën tund rrjetën e anglezëve. (Video)
13′ Joao Gomes provon me një gjuajtje jashtë zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.
1′ Nis finalja e Superkupës në Strazburg!
FORMACIONET ZYRTARE:

- FOTO/ Eklipsi diellor u pa edhe në Shqipëri, pamje spektakolare nga Rana e Hedhun në Shëngjin - 12/08/2026
- Video/ PSG “Superkampione” e Europës, mposht Aston Villën në një finale spektakolare të transmetuar në Top Channel - 12/08/2026
- Pas më shumë se 80 vitesh, gjenden në Danub trupat e dy ushtarëve gjermanë dhe një motor i Luftës së Dytë Botërore - 12/08/2026