Shqipëria do të mikpresë samitin e ardhshëm të NATO-s, një zhvillim që dëshmon besimin e aleancës ndaj vendit. I ftuar në në ABC News, analisti Skënder Minxhozi e cilësoi këtë si një “ngjarje botërore për historinë moderne të Shqipërisë”.
Ai nënvizoi se Tirana e meriton këtë samit, pasi vendi ynë tashmë është kthyer në një furnizues sigurie dhe lojtar me peshë në politikën rajonale, në një kohë kur aleanca po kalon një fazë të vështirë riorganizimi globale.
“Ngjarje botërore për historinë moderne të Shqipërisë. Ajo se çka thuhet në Tiranë nuk ka asnjë lloj peshe dhe roli për atë se çfarë thuhet në Ankara. Ky samit është diçka e mirë, që në deklaratën finale që parashikon mbrojtje kolektive, i jep një mbrojtje shumë të madhe Ukrainës. Pritej një zhvillim i tij, deklarata të paqëndrueshme, por deklarata finale rikonfirmoi piketat kryesore që mbajnë në këmbë aleancën e NATO-s.
Shqipëria ka kohë që nuk është më një konsumuese sigurie, por është një furnizuese sigurie. Ka kohë që ne dërgojmë trupat tonë. Jemi një shtet i cili jo vetëm quhemi një vend i pjekur, por jemi mbartës të një roli të politikës rajonale. Mendoj që Tirana e meriton këtë samit.
E ardhmja e NATO-s është futur në një qark të pasigurt. Të gjitha vendimet e Trump, ku nga Ankaraja dha urdhrin për sulm ndaj Iranit, ose kur atakoi Spanjën dhe u tregua u ftohtë me Melonin, tregon që NATO ndodhet në një pozitë të vështirë riorganizimi”, tha analisti Minxhozi.
- Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen - 08/10/2026
- Kuvend dhe protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot, Parlamenti në rend dite Territorialen dhe 4 interpelanca, Opozita kundër Reformës! - 08/10/2026
- Dyshime se Rusia po përdor Murtajën si një armë biologjike, Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll! - 08/10/2026