Ceremonitë mortore për liderin suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kanë hyrë në ditën e 3-të.
Në Teheran ka nisur një procesion 12-orësh me arkivolin e tij, ku mijëra qytetarë të veshur me të zeza kanë dalë në rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Në funeral u shfaqën publikisht tre djemtë e Khamenei-t, ndërsa mungoi sërish Mojtaba Khamenei, i konsideruar pasardhësi i tij.
Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se ai u plagos në sulmet ajrore ku mbeti i vrarë i ati, por gjendja e tij shëndetësore mbetet ende e paqartë.
Dyshimet kryesore lidhen me pretendimet se Mojtaba ka mundësi që prej plagosjes të jetë shpërfytyruar.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat - 23/08/2026
- “Luftoni për Trump!”/ Mbi 150 postime në një ditë, CNN zbulon besnikërinë e Natalie Harp ndaj Presidentit amerikan, çfarë shkroi ajo në ditën e sulmit në Kapitol - 23/08/2026
- Drejtësia nuk duhet të ndëshkojë - 23/08/2026