Jürgen Klopp ka qenë mjaft kritik për atë që ka ndodhur me çështjen “Balogun”. Ish-trajneri gjerman mbrëmjen e kaluar ka kritikuar ashpër mënyrën se si u zhvillua e gjithë situata, e cila dërgoi në heqjen e pezullimit për ndeshjen e radhës të sulmuesit amerikan edhe pse u ndëshkua me karton të kuq.
“Ajo që po thuhet nëse është e vërtetë mendoj se është një çmenduri. Futbolli nuk është loja e Trump apo Infantino-s, futbolli është loja jonë. Më vjen keq për Balogun, por ndërhyrja e tij ishte për karton të kuq dhe si e tillë duhet që të qëndrojë deri në fund. Ai nuk duhet që të jetë në fushë në takimin e radhës”, tha 59-vjeçari.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Kundërshtarëve të mi”, Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua… - 06/07/2026
- ‘U kalua vija e kuqe’/ UEFA reagon ashpër për pezullimin e skualifikimit të Balogun - 06/07/2026
- Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE - 06/07/2026