Sulmuesi i Iranit, Mehdi Taremi, ka bërë deklarata të forta pas barazimit 1-1 ndaj Egjiptit, ku ai gjithashtu humbi një penallti në një moment vendimtar të ndeshjes.
Futbollisti, ish-lojtar i Interit, ka kritikuar ashpër organizimin e turneut dhe FIFA-n, duke e cilësuar Kupën e Botës si një dështim në aspektin logjistik dhe organizativ.
“Është një Kupë Bote katastrofike. FIFA duhet t’i kishte zgjidhur të gjitha problemet, por për fat të keq nuk bëri asgjë që nga fillimi. Z. Infantino erdhi në dhomën tonë të zhveshjes pas ndeshjes së parë dhe tha se ishte vetëm fillimi, por faza e grupeve mbaron nesër dhe ne ende nuk i kemi zgjidhur problemet tona logjistike. Në një garë profesionale, kjo nuk është e drejtë,” u shpreh Taremi.
Ai shtoi se situata është e padrejtë dhe hodhi edhe dyshime të forta mbi trajtimin e skuadrës së Iranit në turne.
“Po sikur të duan të na eliminojnë nga turneu? Këtu duhet të luftojmë kundër gjithçkaje; luajmë për popullin tonë. Duam t’i dërgojmë një mesazh paqeje popullit iranian, jashtë Iranit, FIFA-s, të gjithëve. Por nuk ka paqe nga të tjerët ndaj nesh,” shtoi ai.
- Alonso kërkon me çdo kusht ribashkimin me Xhakën, Chelsea përgatit ofertën e parezistueshme - 27/06/2026
- Vaksina ndaj Covid mbron edhe zemrën, studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru - 27/06/2026
- “Një Kupë Bote katastrofike”/ Ylli i Iranit shpërthen pas barazimit me Egjiptin: Infantino erdhi në dhomat tona të zhveshjes dhe… - 27/06/2026