Japonia dhuroi një paraqitje bindëse dhe mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Tunizinë në ndeshjen e Grupit F të Kupës së Botës 2026, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në fazën me eliminim direkt.
“Samurajt Blu” kaluan në avantazh që në minutën e 4-të, kur Daichi Kamada përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë. Dominimi japonez vazhdoi gjatë gjithë pjesës së parë dhe në minutën e 31-të Ayase Ueda dyfishoi shifrat me një goditje të saktë nga kufiri i zonës.
Tunizia nuk arriti të reagojë as pas pushimit, ndërsa Japonia vazhdoi të kontrollonte lojën.
Në minutën e 69-të Junya Ito shënoi golin e tretë pas një aksioni të shpejtë, duke vulosur praktikisht fatin e takimit.
Pak minuta më vonë, Ueda realizoi golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për Japoninë, duke u bërë lojtari i parë japonez që shënon dopietë në një ndeshje të Kupës së Botës.
Me këtë fitore, Japonia konfirmon formën e saj të shkëlqyer dhe i afrohet kualifikimit për në fazën e 1/32-ve, ndërsa Tunizia bëhet kombëtarja e tretë që eliminohet nga Botërori 2026 pas një fushate zhgënjyese.
Rezultati:
Tunizi 0-4 Japoni
Kamada 4‘, Ueda 31’, 79’, Ito 69’
- Kush flet në emër të Shqipërisë? - 21/06/2026
- Historia e shndërruar në legjendë e 3 motrave që mbajtën në krahë një piano për 27 kilometra, që e ëma të vdiste në shtëpi në magjinë e tingujve - 21/06/2026
- Rama tregon si po manipulohet opinioni publik: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë! - 21/06/2026