Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-ve në Republikën e Shqipërisë. Kështu mëson Albanian Post përmes një komunikimi zyrtar me zyrën e shtypit të Komitetit.
Emërimi i Wendt u mbështet nga shumica e anëtarëve të komisionit, përfshirë senatorë nga të dyja partitë kryesore, në një votim që e çon kandidaturën një hap më afër konfirmimit final në Senat.
Sipas të dhënave të votimit, pro kandidaturës votuan 19 senatorë, ndërsa 3 votuan kundër. Mes votave pro ishin senatorë të njohur si Risch, Ricketts, McCormick, Daines, Hagerty, Barrasso, Lee, Paul, Cruz, Scott, Cornyn, Shaheen, Coons, Murphy, Kaine, Duckworth dhe Rosen, mes të tjerëve.
Pas këtij miratimi në komision, kandidatura pritet të kalojë për votim në seancë plenare të Senatit, ku do të vendoset përfundimisht konfirmimi i tij si ambasador i ri i SHBA-ve në Tiranë.
Nëse konfirmohet – duket çështje formaliteti tashmë – Wendt do të marrë drejtimin e Ambasadës amerikane në një periudhë me rëndësi për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, veçanërisht në fushat e sigurisë, investimeve dhe bashkëpunimit euroatlantik.
- Presidenti Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e çlirimit: Kosova, dëshmi e gjallë se liria fitohet me sakrificë - 12/06/2026
- “S’ka negociata, por bujrum ejani shihni provat”, Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë, ju e keni marrë për kalë beteje - 12/06/2026
- Bejko: Berishës i është dhënë vizë, por nuk i janë hequr akuzat - 12/06/2026