Rudina Hajdari, e ftuar në emisionin “Plus” me Bruna Çifliku në A2CNN, komentoi zhvillimet në Partinë Demokratike, figurën e Sali Berishës dhe debatin për heqjen e non-gratës.
E pyetur nëse ekziston një figurë që mund të sfidojë politikisht Berishën, Hajdari u shpreh se problemi kryesor në politikën shqiptare është mungesa e hapësirës për figura të reja dhe kultura e brendshme e partive, që shpesh nuk lejon avancim real të individëve.
“Kjo është një pyetje që është edhe serioze edhe qesharake në të njëjtën kohë. Domethënë që të thuash sot që ne nuk mund të gjejmë dot një njeri që të luftojë dikë që ka qenë 30 e ca vite në politikë, më duket diçka absurde. Jetojmë në Shqipëri, një politikë e cila merret vetëm me ata që i servilosen kryetarit, kështu që nuk dalin shumë njerëz me guxim dhe mundësi për të ecur përpara.”, tha Hajdari.
Sa i përket diskutimeve për heqjen e non-gratës ndaj Sali Berishës, ajo u shpreh se kjo çështje nuk është thelbësore për zhvillimet politike në vend dhe nuk ndikon në problemet kryesore të Shqipërisë. Sipas saj, vëmendja duhet të jetë te lufta kundër krimit të organizuar dhe ndikimi i tij në shoqëri dhe ekonomi.
“Nuk jam fare e ndjeshme për këtë çështje. Mendoj që nuk është një çështje e rëndësishme për ngjarjet në Shqipëri. Heqja e non-gratës për zotin Berisha është një çështje e brendshme e Partisë Demokratike dhe nuk është diçka që i përket drejtpërdrejt publikut shqiptar”, tha ajo.
- Dendias, vizitë në Tiranë! Gazeta greke: Do kërkohet rifillimi i bisedimeve për detin - 21/05/2026
- “PD s’jep mundësi për të rinjtë”, Hajdari: Heqja e “non gratës” së Berishës s’është çështje kyçe për Shqipërinë - 21/05/2026
- Rusia dhe Kina dënojnë SHBA-në për padinë ndaj ish-liderit kubanez - 21/05/2026