21.5 C
Tirana
07 / 05 / 2026

Takimi i Sekretarit Rubio me Papën pas përplasjeve me Trump për luftën, zbulohet çfarë u fol pas dyerve të mbyllura

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe Papa Leo XIV zhvilluan sot takimin e shumëpritur, teksa janë zbuluar edhe detaje mbi atë që është folur.

Bëhet me dije se në takim është diskutuar mbi “situatën në Lindjen e Mesme dhe temat me interes të ndërsjellë në Hemisferën Perëndimore”, sipas një njoftimi të shkurtër të takimit të tyre të sotëm nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

“Takimi nënvizoi marrëdhënien e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Selisë së Shenjtë dhe angazhimin e tyre të përbashkët për të promovuar paqen dhe dinjitetin njerëzor”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Rubio qëndroi brenda Pallatit Apostolik për më shumë se dy orë, sipas gazetarëve që ishin të pranishëm në terren. Nuk është e qartë sesa zgjati takimi i tij me Papën, pasi vizita përfshinte edhe një takim me zyrtarë të tjerë të Vatikanit.

Takimi i së enjtes erdhi pas një periudhe tensioni historik midis Uashingtonit dhe Vatikanit, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump që e sulmoi vazhdimisht Papën e lindur në SHBA për kundërshtimin e tij ndaj luftës ne Iran.

Rubio tha para takimit se planifikonte të diskutonte me Papën edhe në lidhje me Kubën. Administrata e Trump ka shpërndarë miliona dollarë ndihma humanitare në ishull përmes Kishës Katolike.

VATIKANI: 𝐏𝐚𝐩𝐚 𝐭𝐚𝐤𝐨𝐧 𝐑𝐮𝐛𝐢𝐨𝐧: 𝐫𝐢𝐩𝐨𝐡𝐨𝐧 𝐢𝐦𝐩𝐞𝐧𝐣𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐚𝐪𝐞𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐢𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐚 𝐦𝐞 𝐒𝐇𝐁𝐀-𝐧𝐞̈

Sot paradite, 7 maj, Papa priti në një audiencë prej rreth 45 minutash në Vatikan, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së. Në qendër, konfliktet në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, si edhe çështja kubane. Në Sekretarinë e Shtetit, Papa u takua me kardinalin Parolin, me të cilin pati si temë bisede “vendet në luftë, tensionet politike e situatat e vështira humanitare”, si edhe nevojën për të “punuar pa u lodhur” për paqen.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x