PSG është finalisti i dytë i këtij edicioni në Champions League, kjo pas barazimit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Bayernit me rezultatin 1-1, ndërsa rezultati i përgjithshëm shënoi 5-6.
Sfida e luajtur në “Allianz Arena” nisi në mënyrën perfektë për të besuarit e Luis Enrique, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 3’ me anë të Dembele, pas një asisti mjaft të bukur nga Kvaratskhelia.
Bavarezët provuan disa herë të rikthenin baraspeshën, ndërsa në lojë u mbajtën edhe nga pritjet e njëpasnjëshme të Neuer.
Në fund, Kane tundi rrjetën pariziene, por që nuk mjaftoi.
PSG arriti kështu finalen e dytë radhazi në Champions, me misionin për të mbrojtur titullin kampion, teksa kësaj radhe do të ketë përballë Arsenalin.
Finalja e madhe do të luhet më 30 qershor, ora 18:00, në Budapest.
Rezultati:
Bayern Munchen 1-1 PSG
Kane 90+4′ Dembele 3′
Ngjarjet Kryesore:
90+7′ Mbyllet 1-1 sfida, PSG shkon në finale!
90+4′ GOOOL BAYERN 1-1/ Kane merr një top në zonë dhe me një predhë tund rrjetën. (Video)
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
88′ Barcola lëviz bukur dhe godet me të djathtën, por Neuer arrin ta ndalë.
83′ Mendes provon me një gjuajtje surprizuese nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.
57′ Neuer në mënyrë të shkëlqyer ndal një tjetër goditje, kësaj radhe nga Kvaratskhelia.
56′ Doue futet në zonë dhe godet, por ndalet nga Neuer.
46′ Nis pjesa e dytë e gjysmëfinales së Champions League.
45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
45+1′ Tah gjen një top të krosuar në zonë, por gjuajtja e tij kalon ngjitur me shtyllën.
44’ Musiala i afrohet golit në dy momente. Fillimisht futet mes linjave dhe tenton me të majtën, pret mrekullisht portieri. Më pas tenton sërish, por jashtë portës.
33′ Neuer shpëton portën pas një gjuajtje të hidhur të Neves me kokë në zonën e vogël.
31′ Një nga mbrojtësit e PSG largon topin në zonën e tij dhe Neves e prek qartësisht me dorë. Gjyqtari vendos të mos akordojë penallti, me argumentin se topi po dilte nga zona. Protestojnë vendësit.
27′ Olise prodhon një aksion nga e djathta, që finalizohet me një goditje shume të bukur, por pak centimetra e ndajnë nga goli. Bayerni nuk është dorëzuar.
22′ Rreziqe në të dyja porttat. Fillimisht Kvaratskhelia rrezikon me nje gjuajtje në hyrje të zonës, që më pas devijohet nga mbrojtja dhe ndalet nga Neuer. Më pas Luis Diaz flirton me golin me një diagonale të fortë, që kalon mbi portë. Ndizet ndeshja.
15′ Bayerni hidhet i gjithi në sulm dhe tenton të rrezikojë, por mbrojtja e PSG bllokon gjuajtjet e Kane dhe Olise. Parizienët shfaqen shumë të rrezikshëm në kundërsulme, kryesisht me Kvaratskhelian.
3′ GOOOL PSG 0-1/ Kvaratskhelia hedh një top në zonë dhe Dembele e çon drejt rrjetës. (Video)
1’ Starton sfida!
Formacionet Zyrtare:

- Penallti apo interpretim? Rregulli i IFAB që “vulosi” kualifikimin e PSG-s ndaj Bayern Munich për në Budapest - 06/05/2026
- Video/ Goli i Kane në fund nuk mjafton, PSG merr çfarë i duhet në “Allianz Arena” dhe shkon në finalen e dytë radhazi në Champions - 06/05/2026
- “Si ka mundësi që nuk ka kandidatë për kryetar të PD?”, Berisha i përgjigjet demokrates: Kanë frikë nga… - 06/05/2026