Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, një nga protagonistët kryesorë të kualifikimit në Euro 2024, ka folur së fundmi në lidhje me të ardhmen, teksa ka zbuluar se me 95 % do të transferohet në një klub i madh në La Liga.
I ftuar në studion e emisionit “Sport Focus”, Jasani ndër të tjera zbuloi:
“Kam oferta nga Spanja, Arabia dhe Japonia. Tani për tani nuk mund të them se do të lëviz, sepse mbyllen transferimet. Nuk mund të përmend ekipe, por me 95 % do të transferohem në Spanjë.
Është ekip shumë i madh. Kam luajtur shumë larg. Irani është më afër se kur kam qenë në Kore. Nga Stambolli është dy orë, nuk është shumë larg. Jemi mësuar. Kur vjen një ofertë e madhe nga një klub i La Ligës, do e mendosh. Nuk mund të thuash “jo”, por duhet të flas edhe me klubin e Estighalit për të gjetur zgjidhjen më të mirë.
Kur bën shumë pushime nuk është mirë edhe për ne lojtarët”, deklaroi Asani.
- ANALIZA/ Kur një mbret i kujton Amerikës historinë! Mesazhi i koduar i Charles për Trump që tronditi Uashingtonin - 02/05/2026
- Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga - 02/05/2026
- Komisioni zgjedhor në PD skualifikon kandidatët Mereme Sela e Vladimir Mulaj, Berisha i vetëm në garë për kryetar partie - 01/05/2026