10.5 C
Tirana
17 / 03 / 2026

‘8 Dhjetori’, Meta: Është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave, duhet ndalur shpopullimi i Shqipërisë

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar 8 dhjetorin nëpërmjet një postimi në facebook-un e tij. Ai shkruan se 32 vite më parë, lëvizja studentore vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në Europë.

Meta shtoi se sot të rinjtë duhet të angazhohen për të mbrojtur demokracinë që sipas tij është nën agresionin e një regjimi të dhunshëm.

“Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! 32 vite më parë Lëvizja Studentore me në krye Azem Hajdarin vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në kontinent. 8 Dhjetori e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë!

Sot kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm kleptokratik është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë. Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve”- shkruan Meta.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x