16.5 C
Tirana
22 / 10 / 2025

30 vite nga zhdukja e Remzi Hoxhës nga SHIK-u i Berishës, i biri: E vërteta do dalë, kemi ende shpresë

Sot janë bërë plotë 30 vite nga zhdukja e biznesmenit dhe aktivistit Remzi Hoxha. Ashtu si gjithmonë këtë kujtesë e sjell djali i tij Adrian Hoxha. I cili ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram” ku është shprehur se tashmë janë bër 30 vite heshtje nga shteti Shqiptar.

Ai është shprehur në postimin e tij se ata vazhdojnë akoma presin me shpresë, se një ditë e vërteta do të triumfojë dhe ata do munden të kenë një varr për të prehur trupin e babait të tij, të cilin e konsideron si një hero.

“Kanë kaluar 30 vjet që nga zhdukja e babait tim, Remzi Hoxha. Tridhjetë vjet heshtje nga shteti Shqiptar , tridhjetë vjet kërkimi dhe shprese që kurrë nuk është shuar. Mungesa e tij është bërë një prani më vete, një jehonë e qetë në çdo çast të jetës sonë deri në frymën e fundit. Edhe pse trupi i tij pushon diku i panjohur, shpirti i tij jeton në forcën që na la, në çdo akt guximi, në çdo të vërtetë që ende pret të dalë në dritë.

Ne vazhdojmë të besojmë se një ditë e vërteta do të dalë nga hija, se do ta kthejmë në një varr për ta prehur, jo si viktimë e kohës, por si hero që ishte dhe që mbetet. Deri atëherë, e mbajmë kujtimin e tij si busullën tonë, dashurinë e tij si dritën që na udhëheq. Ne ende vazhdojmë ta kërkojmë, ende presim dhe ende jemi krenarë. Lavdi për ty babi im i dashur, krenari e kombit tonë”, shkruan ai. 

Remzi Hoxha ishte një sipërmarrës i njohur dhe aktivist për çështjen etnike shqiptare në Kosovë. Ai u largua në Shqipëri për t’i shpëtuar persekutimit nga regjimi jugosllav. Në tetor të vitit 1995, ai u rrëmbye në qendër të Tiranës. Familjarët e tij besojnë se rrëmbimi i Hoxhës u krye nga Shërbimi Informativ Shqiptar që atëherë njihej si Shërbimi Informativ Kombëtar (SHIK).

Adriani është shprehur në daljet e tij publike  se këtë e kanë kuptuar nga targa e makinës që rrëmbyen Remzi Hoxhën, targë e cila i përkiste SHIK-ut, por që asnjëherë nuk u pranua nga policia.

Po ashtu ai ka thënë se  ka patur shpresë së me ardhjen e Ramës në pushtet do të mund të gjentë trupin e të atit, por shprehet i zhgënjyer se emri i të atit është përdorur për të akuzuar Berishën, dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të gjetur trupin e tij.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x