16 persona u lënduan nga sulmet iraniane që u raportuan këtë mëngjes në Tel Aviv, sipas autoriteteve izraelite.
Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, ndodhet në lagjen Ramat Aviv në kryeqytetin izraelit, ku një raketë iraniane goditi një bllok banimi rreth orës 08:00 të mëngjesit.
Banorët e lagjes po evakuohen, po dërgohen në qendrat e pritjes, qeveria ka marrë masat për të larguar dhe për të strehuar personat, të cilëve u janë dëmtuar banesat, raporton gazetari.
Një nga banorët rrëfeu për Top Channel momentin kur dëgjuan sirenat dhe u strehuan në dhomat e sigurisë.
“Emri im është Gotan. Jetoj në këtë lagje që fëmijë. Në 08:15 hymë në dhomat e sigurisë në shtëpinë e fqinjve. Pasi sirenat ndaluan dhe qeveria deklaroi se mund të dalim, u larguam në këmbë dhe pamë dëmet e shkaktuara… shpresoj që askush të mos jetë lënduar. Jam i sigurt se forcat e sigurisë dhe ushtria po bëjnë një punë të mrekullueshme, shpresojmë për ditë më të mira për Izraelin”, u shpreh banori.
- Danimarka fut shërbimin ushtarak të detyrueshëm edhe për gratë mbi 18-vjeçe - 01/07/2025
- “Kush fal ujkun, sakrifikon delet”, Bukele kërcënon Francën: Do t’ju dërgojmë kriminelët tanë më famëkeq! - 01/07/2025
- Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon! Ndërron avokat - 01/07/2025