Amerikanet dhe e gjithë bota përkujtojnë këtë të hënë, në 22-vjetorin e tyre, sulmet terroriste të 11 shtatorit.
Ceremonitë përkujtimore, si çdo vit, sikurse me rënien e kambanave në nder të viktimave, nisin në orën dhe vendin ku sulmet nisen, në rend kronologjik.
Fillimisht pranë kullave binjake te World Trade Center ne Nju Jork. Me pas në Pentagon dhe Shanksville, Pensilvani. Presidenti Biden pritet te marre pjese në një ceremoni ushtarake në Anchorage, teksa kthehet në Uashington pas një vizite zyrtare në Indi dhe Vietnam.
Thuajse 3 mije vete humben jetën në sulmet e 22 viteve me parë, ngjarje që ndryshuan politiken e brendshme dhe të jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)