13.5 C
Tirana
10 / 02 / 2026

109 patenta të pezulluara, policia arreston 8 shoferë brenda 24 orëve

Në 24 orët e fundit 8 shoferë janë vënë në pranga pasi ishin duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Gjatë kontrolleve që ka ushtruar policia rrugore, 109 leje drejtimi janë pezulluar,  83 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

234 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit.

Ndërsa 628 drejtues janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Po ashtu 211 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara, 6 për manovra të gabuara apo gara shpejtësie, 395 shoferë janë ndëshkuar për mos-vendosje të rripit të sigurimit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x