15.5 C
Tirana
24 / 06 / 2025

1-vjetori i pushtimit të Ukrainës, Putin: Jemi krenarë për ushtarët tanë

Ditën e sotme në Moskë u mbajt një miting i madh në stadiumin Luzhniki, i cili ka një kapacitet prej më shumë se 75 mijë vendesh.

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën duke valëvitur flamurin rus dhe duke dëgjuar këngë patriotike.

Presidenti Vladimir Putin përshëndeti ushtarët rusë që luftojnë në Ukrainë duke u bërë thirrje turmave të këndojnë “Rusi, Rusi” për të treguar mbështetjen.

“Ata luftojnë heroikisht dhe me guxim të patundur.  Ne jemi krenarë për ta, tha Putin në ngjarjen “Lavdi Mbrojtësve të Atdheut”.  Sot ata mbështeten nga i gjithë vendi. Kur jemi bashkë, nuk kemi të barabartë. Për unitetin e popullit rus”, tha presidenti rus Putin .

Kremlini e konsideron luftën si një “operacion ushtarak special” për të mbrojtur sigurinë e vetë Rusisë në atë që e sheh si një konfrontim ekzistencial me Perëndimi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x