Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e 28 institucioneve të përkujdesit social, ku në fokus kanë qenë sfidat dhe nevojat për përmirësimin e shërbimeve sociale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu tha se diskutimi u përqendrua te mbështetja për fëmijët, të moshuarit, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara.
“Puna jonë është të fuqizojmë familjet, të aftësojmë fëmijët për jetesë të pavarur, të mbështesim të moshuarit dhe gratë viktima të dhunës e trafikimit”, shkroi ministrja.
Sipas saj, “institucionet e përkujdesit social duhet të vijojnë punën për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët që kanë më shumë nevojë për kujdes dhe mbështetje”.
- Associated Press: Presidenti Trump dhe Marco Rubio shqyrtojnë shkarkimin e Kimberly Guilfoyle nga posti i ambasadores në Greqi - 11/10/2026
- “Të dyja palët ranë dakord”/ Pas Ukrainës, edhe Rusia mohon dijeninë për armëpushimin energjetik të njoftuar nga Trump - 11/10/2026
- Renditja/ Tirana “zhyt” Partizanin, të kuqtë në vendin e parafundit. Egnatia në ndjekje të Teutës, si paraqitet situata pas javës së 6-të - 11/10/2026